Lidhje

Papa jo shumë i dhënë pas librit Harry Potter


Libri më i fundit me shumë seri, Harry Potter, do të dalë në shitje nesër, por tani disa dikumenta kanë dalë në dritë tregojnë se udhëheqësi i ri i katolikëve të botës nuk konsiderohet një dashamirës i madh i djalit magjistar më popullor të botës.

Harry Potter ka pasur sukses me magjitë e tij tek lexuesit në gjithë botën. Por me sa duket Papa nuk është një dashamirës i tij.

Para se të emërohej Papë në vitin 2003, duket se Papa Benedikti i 16-të kishte shkëmbyer letra me Gabriele Kuby, autore gjermane dhe kritike e hapur e Harry Potterit. Ajo ka shkruar një libër në të cilin e akuzon Potterin për dëmtimin e mëndjeve të të rinjve.

Thuhet se Papa i ardhshëm e falenderoi shkrimtaren Kuby për librin e saj informativ dhe ishte dakord me të se Harry Potter mund të dëmtojë rëndë në shpirt kristianizmin, para se ai të zhvillohet si duhet.

Ai shkruan në këtë letër se fëmijët nuk duhet ta lexojnë Harry Potterin para se të kenë kuptuar idetë e kristianizmit, sepse në një farë mënyre metodologjia e Harry Potterit do t’i zhvishte fëmijët nga vlerat e krishtera, që fëmijët duhet të mësojnë.

Shumë amerikanë të krishterë janë të një mendimi me Papën. Evangjelistët i kanë kritikuar ashpër publikisht librat dhe kanë kërkuar që ato të mos lejohen nëpër shkolla. Ata thonë se bibla e dënon magjinë në mënyrë specifike.

Nuk jam i shqetësur se fëmijët do të fillojnë të fluturojnë e të bëhen magjistarë, por jam i shqetësuar që bibla shprehet më se qartë kur thotë se magjia nuk është dicka me të cilën luhet, thotë një evangjelist.

Evangjewlistë të tjerë thonë se Harry Potter është modest, i guximshëm dhe një model si Krishti, i cili, bashkë me miqtë e tij, i shfrytëzon fuqitë e tij në mënyrë pozitive.

Harry përballet me të mirën e me të keqen dhe si kishë ka një mundësi që t’u mësojë fëmijëve si t’i përgjigjen të keqes dhe si të përqafojnë të mirën.

XS
SM
MD
LG