Lidhje

Zyrtarët egjiptianë konfirmojnë arrestimin e një të dyshuari për shpërthimet e Londrës


Zyrtarët egjiptianë konfirmuan arrestimin në Kairo të një të dyshuari për sulmet vetëvrasëse të javës së kaluar në Londër që shkaktuan vdekjen e të paktën 54 personave.

Ministria e Jashtme egjiptiane tha se policia arrestoi 33 vjeçarin Magdi El Nashar në Kajro, i cili ka studiuar për kimi në Shtetet e Bashkuara. Kjo ministri bëri të ditur gjithashtu se ai u tha autoriteteve se ishte në Egjipt për pushime dhe se nuk kishte të bënte aspak me sulmet.

Në Londër, një zëdhënës i policisë tha se autoritetet po i ndjekin me shumë vemendje zhvillimet dhe do të dërgojnë zyrtarë në Kajro, po të jetë e nevojshme.

Ndërkaq, autoritetet kontrolluan një librari islamike në qytetin verior Leeds të Anglisë. Dyqani është pranë shtëpisë së njerit prej katër burrave të identifikuar si autorë të sulmeve.

Ndërkohë zyrtarët britanikë thanë se vazhdojnë kërcimin për një britanik me origjinë pakistaneze që konsiderohet si organizatori i sulmeve.

XS
SM
MD
LG