Lidhje

Londra vazhdon hetimet lidhur me sulmet e 7 korrikut


Një gazetë britanike shkruan se një nga të dyshuarit si autorë sulmesh vetëvrasëse në Londër është hetuar vitin e kaluar nga agjencia e zbulimit, por në fund ishte vlerësuar se nuk përbënte rrezik.

Gazeta "Sunday Times" njofton se agjencia MI-5 e kishte analizuar Mohammad Sidique Khan, por se nuk e kishte vënë nën mbikqyrje. Zyrtarët britanikë nuk kanë bërë komente rreth kësaj çështjeje. Një fotografi, ku tregohen të katër të dyshuarit tek hyjnë bashkë në një stacion treni mëngjesin e shpërthimeve, u botua në gazetat e sotme dhe zyrtarët shpresojnë se kjo mund të sjellë informacione qëmund të çojnë në pista të reja.

Ndërkohë, njoftohet se hetues pakistanezë po hetojnë mbi një listë telefonatash për në Pakistan nga disa prej të dyshuarve si autorë shpërthimesh vetëvrasëse. Kurse në Kajro, po vazhdojnë hetimet për një biokimist egjiptian, i cili u largua nga Britania katër ditë para shpërthimeve. Zyrtarë britanikë dyshojnë se ai ka lidhje me sulmet, por zyrtarë egjiptianë e vënë në diskutim një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG