Lidhje

Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin mbi përdorimin e simboleve etnike


Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot pasdite ligjin mbi përdorimin e simboleve etnike. Sipas ligjit të ri, bashkësitë etnike në komunat ku përbëjnë mbi 50 përqind të popullatës do të mund të përdorin zyrtarisht simbolet e tyre kombëtare. Shqiptarët në 16 komuna të Maqedonisë janë shumicë. Deputetët e partive opozitare e bojkotuan votimin.

Zyra e OSBE-së në Maqedoni e përshendeti miratimin e ligjit për simbolet etnike, për të cilin thotë se paraqet një zgjidhje të balancuar të arritur përmes dialogut. Ambasadori Karlosh Paish, shef i misionit te OSBE-së në Maqedoni tha se tani pret që ligji i ri të zbatohet në mënyrë të efektshme.

XS
SM
MD
LG