Lidhje

Turqi: Policia forcon masat e sigurimit kundër terrorizmit


Policia në Turqi ka shkallëzuar masat e sigurimit në vendpushimet në Detin Egje pas një shpërthimi me bombë nga i cili gjetën vdekjen pesë vetë, përfshirë edhe turistë britanikë dhe irlandezë. Sot policët po kontrollonin makinat që futeshin në pika turistike në bregdetin e Egjeut. Po ashtu, ekspertë zyrtarë të bombave janë angazhuar në procesin hetimor në Kusadasi, ku dje shpërtheu një mikrobus.

Zyrtarët nuk kanë veçuar ndonjë të dyshuar për sulmin, por ambasadori britanik në Turqi u citua të ketë thënë se zyrtarët dyshojnë se incidenti ishte vepër e Partisë së Punëtorëve Kurdistanë, një organizatë e jashtëligjshme të cilët ai e cilësoi si terroristë. Grupi nxori një deklaratë në të cilën mohonte ndonjë përgjegjësi për këtë shpërthim dhe tha se nuk ka lidhje me një grup tjetër kurd i cili mori përgjegjësi për sulmin në një pikë turistike të dielën e kaluar.

Rreth 37 mijë vetë kanë vdekur gjatë 21 viteve të fundit si rezultat i dhunës që lidhet me lëvizjen kurde në Turqi.

XS
SM
MD
LG