Lidhje

Solana shpreh rezerva për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana foli sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit në Bruksel, ku u shpreh me rezerva për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri.

Zgjedhjet në Shqipëri në bazë të komenteve të OSBE-së dhe të vëzhguesve të tjerë, tha zoti Solana, plotësuan minimumin e pranueshëm në bazë të standarteve për zgjedhje të lira dhe të drejta. Zgjedhjet u fituan nga zoti Berisha, i cili ka siguruar një shumicë që ndoshta nuk është e mjaftueshme që t’i sigurojë Partisë së tij qeverisjen e vetme, shtoi shefi i politikës së jashtme të bllokutevropian.

Bashkimi Evropian, vazhdoi më tej zoti Solana, shpreson që kushdo që vjen në qeveri do të vazhdojë në rrugën e reformave, një proces që do të çojë vendin drejt mundësisë për negociatat e marrëveshjes së asocim stabilizimit. Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara, vërejti zoti Havier Solana, por shprehu shpresën se zgjedhjet e fundit kanë shërbyer si mësim për të gjitha palët e angazhuara për nevojën e vazhdimit pa vonesë të punës. Zoti Solana i bëri këto komente para takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluar sot në Bruksel.

XS
SM
MD
LG