Lidhje

Përdorimi i celularëve në makina shton rrezikun për aksident


Gati 200 milionë amerikanë kanë telefon celular dhe shumë prej tyre e përdorin atë ndërsa ngasin makinën. Disa qytete dhe shtete amerikane lejojnë përdorimin e celularëve në makinë vetëm me kufje... përsa kohë je pas timonit. Por edhe në këto raste shoferët nuk janë aq të sigurtë.

Një studim i ri tregon se nuk ka dallim në se e ke celularin në dorë apo jo, kur i jep makinës. Në të dyja rastet rreziku për aksident të rëndë rritet me 400 përqind. Dhe drejtimi i makinës vetëm me një dorë në timon duket se nuk shton rrezikun për aksident.

Sipas studimit, është biseda telefonike, ajo që e bën shoferin të humbasë përqëndrimin. Kjo është arësyeja që disa shtete tani po e ndalojnë përfundimisht përdorimin e celularit në makinë.

Industria e telefonisë celulare thotë megjithatë se ky studim nuk është i saktë. Sipas vlerësimeve 25 përqind e gjithë aksidenteve ndodhin për shkak të mungesës së vëmendjes nga shoferët.

XS
SM
MD
LG