Lidhje

Presidenti Bush pranë marrjes së vendimit për zgjedhjet e kandidatit për Gjykatën e Lartë


Burime të afërta me administratën thanë se presidenti Bush është pranë marrjes së vendimit për kandidatin që do të emërojë në Gjykatën e Lartë. Njoftimet citojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqësues të Partisë Republikane që thonë se presidenti ka shumë të ngjarë të zgjedhë një grua. Ata thonë se gjykatësja Edith Braun Klement e Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë ka shanse të forta si kandidate.

Sipas njoftimeve, presidenti mund ta shpallë vendimin e tij sonte. Mbrëmë presidenti Bush u takua me senatorin Arlen Spekter, krytar i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, i cili mbikqyr procesin e konfirmimit të kandidatit. Po mbrëmë presidenti tha se dëshiron që procesi i konfirmimit të vazhdojë pa vonesë në mënyrë që të konfirmohet kandidatura e re para fillimit të sesionit të Gjykatës së Lartë në tetor.

Nëse miratohet nga Senati, personi i propozuar nga presidenti Bush, do të zërë vendin e gjykatëses Sandra Dei O’Konor.

XS
SM
MD
LG