Lidhje

Britani: Personi i vrarë nga autoritetet nuk kishte lidhje me sulmet


Autoritetet britanike thonë se personi që u qëllua për vdekje nga policia në një stacion metroje dje nuk kishte pasur lidhje me shpërthimet e fundit në sistemin e transportit urban të Londrës. Në një deklaratë të bërë publike të shtunën, Soktland Jardi e cilësoi incidentin si një tragjedi, për të cilën Policia e Londrës ndjen keqardhje të thellë.

Zyrtarët thonë se një person ishte nën mbikqyrje lidhur me përpjekjet e dështuara të së enjtes për sulme, por ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndalur kur po vraponte nëpër stacionin e metrosë.

Dëshmitarët thonë se policë të veshur me rroba civile e ndoqën personin që dukej se ishte me origjinë nga Azia. Personi ishte futur në një vagon ku policia e qëlloi nga një distancë e shkurtër. Incidenti ndodhi ndërkohë që policia ishte angazhuar në përpjekje masive për të kapur autorët e sulmeve të së enjtes në Londër.

Hetuesit thonë se ata po vazhdojnë të marrin në pyetje dy persona që mendohet se kishin lidhje me sulmet. Ndërkaq, ekspertët e kriminalistikës thonë se provat e mbledhura nga skena e ngjarjes dhe momenti kur ndodhën sulmet pikërisht 2 javë pas shpërthimeve të 7 korrikut, çojnë në përfundimin se në të dyja rastet është përfshirë i njëjti grup terrorist.

XS
SM
MD
LG