Lidhje

Sudan: Sekretarja Rajs i bën thirje qeverisë të ndalë krizën në Darfur


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i dha një mesazh të ashpër qeverisë sudaneze, duke thënë se ajo kërkon vepra dhe jo fjalë rreth krizës në Darfurin perëndimor. Sekretarja Rajs i tha presidentit sudanez Omar Hassan al-Bashir gjatë bisedimeve në Kartum që të ndalë dhunën, veçanërisht kundër grave dhe vajzave në Darfur, të cilat janë përdhunuar gjatë luftës 2 vjeçare.

Zonja Rice u takua me disa prej viktimave të konfliktit të Darfurit kur vizitoi kampin Abu Shouk, ku strehohen dhjetëra mijëra sudanezëve të zhvendosur nga dhuna dy vjeçare.

Para se të shkonte në Darfur, ajo kërkoi falje dhe e mori atë nga qeveria sudaneze pasi anëtarë të personelit të saj dhe gazetarë u ngacmuan më parë nga rojet sudaneze të sigurimit në Khartoum para se ajo të takohej me preidentit al-Bashir.

XS
SM
MD
LG