Lidhje

Socialistët vazhdojnë të mos pranojnë se kanë humbur zgjedhjet e 3 korrikut


Socialistët vazhdojnë të mos pranojnë se kanë humbur zgjedhjet e 3 korrikut dhe të shprehen se përsa kohë procesi nuk është përfunduar gjithshka mbetet e hapur.

Këtë qëndrim e përsëriti sot Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në një deklarim zyrtar: "Numrat e deritanishëm të shpallur apo të pritshëm, flasin për një rezultat ende të hapur mes opsioneve të një shumice të djathtë apo të majtë për të qeverisur vendin. Ne theksojmë dhe një herë se duke gjykuar mbi numrin e ankesave të depozituara në procesin e ankimimit dhe mbi faktet e administruara per rezultatin e disa zonave elektorale, është e domosdoshme nevoja e pritjes së rezultatit përfundimatre e zgjedhjeve të 3 korrikut".

Por zoti Ruçi nuk shpjegoi se mbi bazë të cilave llogari partia e tij shpreson të mbetet në pushtet. Të paktën rezultatet e deritanishme, pa marrë parasysh ankimet konfirmojnë qartësisht të djathtën si fituese të 3 korrikut. Dhe këtu nuk llogaritet as fakti që të paktën dy aleatë të së majtës janë hedhur në krahun tjetër dhe kanë nisur tashmë bisedimet për pjesmarrjen në qeverinë e ardhshme të zotit Berisha. Në këtë kuptim duket se deklarata e sotme e zotit Ruci përmban në vetvete një kontradiktë.

Nga njëra anë socialistët i bëjnë llogaritë me votat edhe të aleatëve që u rreshtuan me ta në zgjedhje, nga ana tjetër zoi Ruçi i bëri thirrje atyre që të riktheheshin e të mos bashkohen me partinë demokratike: “Unë i bëj thirrje publike atre forcave politike aleate që janë deklaruar për mundësinë e bahkëqeverisjes me koalicionin e djthtë që të rivlerësojnë deklarimet e tyre dhe në mënyrë institucionale të vendosin për mosbashkimin e kartonave të deputetëve të tyre me ato të Sali Berishës”.

Socialistët denoncuan sërish paregullsi që sipas tyre janë të dukshme dhe të kryera qëllimisht nga opozita me anë të komisionerëve të tyre dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal. Ata i kërkuan komisionit qëndror të zgjedhjeve dhe kolegjit zgjedhor një proces ankimimi sa më profesional dhe objektiv duke deklaruar se zyrtarsht kanë kërkuar gjithashtu edhe ndjekjen e këtij procesi nga vëzhguesit ndërkombëtar.

Sipas zotit Ruci ka patur presione madje edhe fizike tha ai, ndaj përfaqësuesve të dy institucioneve që shqyrtojnë ankimet. Komisioni qendror i zgjedhjeve ka rrëzuar edhe sot kërkesat e paraqitura për pavlefshmëri të zgjedhjeve në disa zona dhe deri më tani janë marrë vendime për gati gjysmën e pretendimeve të bëra nga kandidatët për deputetë.

XS
SM
MD
LG