Lidhje

Shqipëri: KQZ nuk i ndryshon vendimet e mëparshme lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve në zona të ndryshme zgjedhore

  • Armand Mero

Në Shqipëri, Kmisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë gjithë javës së shkuar, kur mori në shqyrtim kërkesat për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në shumë zona të vendit, deri tani ka lënë në fuqi të gjitha vendimet e mëparëshme.

Në këtë mënyrë vendimet e komisionit nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të rezultateve të shpallura. Këto rezultate i japin koalicionit të djathtë 73 vende në parlamentin prej 140 vendesh.

Kur ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati i pa shpallur për tre zona, e djathta ka mundur të afrojë në koalicion edhe dy parti të tjera të cilat, gjatë zgjedhjeve, ishin në krah të së majtës.

Partia Demokratike, e cila pritet të formojë qeverinë e ardhëshme, mbylli raundin e pare të bisedimeve dhe ka mundur të përcaktojë një skicë të përafërt të kabinetit të ri. Bisedimet e së djathtës do të rifillojnë nesër dhe pritet që të drejtojen nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pritet të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. //az//

XS
SM
MD
LG