Lidhje

Irak: kamioni-bombë vret 22 vetë


Shpërthimi i një kamioni-bombë kundër një stacioni policie në Bagdad vrau të paktën 22 të vetë dhe plagosi rreth 25 të tjerë. Autoritetet thonë se ky shpërthim në Bagdatin Lindor shkaktoi vdekjen e policëve dhe civilëve dhe u vuri zjarrin disa makinave aty pranë. Sipas zyrtarëve, autori i sulmit aktivizoi rreth 220 kilogram lëndë shpërthyese në stacionin e policisë në Bagdatin Lindor.

Ky sulm pason një valë shpërthimesh vetëvrasëse në Irak gjatë dy javëve të fundit. Ai është më vdekjeprurësi që prej 16 korrikut kur një autor shpërthimi hodhi në erë nveten dhe një kamion duke vrarë gati 100 vetë.

Gjetkë në kryeqytet të paktën tre persona u vranë kur një mortajë ra pranë Ministrisë së Brendshme.

Ndërkaq, shefi i policisë së distriktit Kazimiah në Bagdat u qëllua për vdekje kur po shkonte në punë.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane tha se një marins u vra nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës gjatë operacioneve të së shtunës afër qytetit perëndimor të Ar Rutbahit. //az//

XS
SM
MD
LG