Lidhje

Lens Armstrong, fiton Turin e Francës për të shtatën herë me radhë


Amerikani Lens Armstrong, fitoi të djelën Turin e Francës për të shtatën herë me radhë duke i dhënë fund kështu karierës së tij mahnitëse. 33-vjeçari Armstrong e përfundoi garën e tij të fundit me një avantazh prej 4 minutash e 40 sekondash para italianit Ivan Basso, rivali i tij më i afërt, i cili zuri vendin e dytë. Në vend të tretë doli gjermani Jan Ullrich, që e përfundoi garën pas 6 minuta e 21 sekondash.

Turi i Francës - gara më e rëndësishme e çiklizmit në botë - përfshin etapa malore e fushore dhe gara individuale, të cilat kërkojnë rezistencë, profesionalizëm dhe shpirt të lartë ekipor.

Arritja e Armstrongut – fitimi i çdo gare që nga viti 1999 - është e paparë në historinë 92-vjeçare të këtij sporti. Lens Armstrong është marrë me sport që i ri, por arritjet e tij gjatë 7 vjetëve të fundit shikohen si unike për të gjitha sportet. Të gjitha fitoret e mëdha, sportisti 33-vjeçar i ka arritur që prej vitit 1997, kur ai u prek nga kanceri - sëmundje që sa nuk i kushtoi jetën. Ai pritet të jetë aktiv në çiklizëm si drejtor i ekipit të tij dhe si komentator. //az//

XS
SM
MD
LG