Lidhje

Policia britanike thotë se ka arrestuar një të dyshuar tjetër në lidhje me shpërthimet e fundit në Londër


Policia britanike, që po meret me hetimin e përpjekjeve për sulme të tjera të enjten në Londër, tha se ka arrestuar një të dyshuar tjetër. Autoritetet thanë sot se personi po mbahet në bazë të ligjeve të Britanisë kundër terrorizmit. Dy persona të tjerë u arrestuan të premten, por policia ka dhënë shumë pak informacion rreth tyre.

Po të shtunën, policia kontrolloi një paketë të dyshimtë, që u gjet në pjesën veri-perëndimore të Londrës. Në një deklaratë zyrtare thuhej se paketa mund të ketë lidhje me sulmet e fundit vetëvrasëse.

Ndërkohë, Shefi i policisë së Londrës i kërkoi falje familjes së një braziliani, i cili u vra nga policia pasi autoritetet menduan gabimisht se ai ishte autor sulmesh vetëvrasëse. Megjithatë familja thotë se kjo nuk është e mjaftueshme. Shefi i policisë, Sir Ian Blair i shprehu keqardhjen e tij të thellë familjes gjatë një interviste sot, por shtoi se politika e hapjes zjarr për të vrarë vazhdon të jetë në fuqi pas shpërthimeve të kohëve të fundit vetëvrasëse.

Viktima braziliane, 27 vjeçari Jean Charles de Menezes u vra të premten pasi u përpoq të largohej me vrap nga autoritete të rendit me rroba civile në një stacion metroje. Një kushëri i tij hodhi poshtë komentet e shefit të policisë, duke thënë se vrasja ishte pasojë e mungesës së kompetencës nga policia. //az//

XS
SM
MD
LG