Lidhje

Sezoni i Uraganëve më i fuqishëm sesa më parë


Sezoni i uraganeve në oqeanin Atlantik filloi më parë se zakonisht këtë vit dhe deri ka prodhuar dy stuhi të fuqishme. Në Paqësor një taifun i fuqishëm goditi Kinën duke bërë që më shumë se 1 milion njerëz të linin shtëpitë e tyre. Materiali në vazhdim jep shkaqet e këtyre stuhive dhe arsyet e fuqisë së tyre.

Në se duket sikur ka patur më shumë uraganë në Atlantik vitet e fundit, është e vërtetë. Shërbimi kombëtar për motin ka dokumentuar një numër më të lartë uraganësh sesa normalisht gjatë 10 vjetëve të fundit. Shërbimi i motit është pjesë e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Scott Kiser drejton programin e cikloneve tropikale. "Zakonisht shohim 10 stuhi të mëdha, stuhi tropikale apo uraganë në vit kurse sivjet kemi 13 apo 15 të tillë. Edhe vjet kishte 15. Jemi padyshim në një periudhë të dentur me aktivitete të cikloneve tropikalë".

Uragani Emili, stuhia e pestë atlantike që nga 1 qershori, goditi plazhet dhe pikat turistike të njohura në gadishullin Yucatan të Meksikës më 18 korrik duke detyruar mijëra turistë të hynin në strehime. Është hera e parë që ka patur kaq shumë stuhi që kur parashikimet e motit kanë filluar të regjistrohen. Stan Goldenberg është meterolog me Administratë Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. "Është kombinim i disa faktorëve favorizues që godasin Atlantikun në këtë kohë duke krijuar një vit shumë aktiv me stuhi që tashmë kanë filluar".

Një nga faktorët është era. Kur stuhia merr formë ajo përhapet nga erërat. Janë ato që përcaktojnë ku, kur dhe nëse uragani do të prekë tokën. Sim Aberson, studiues i uraganëve në Administratën Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanike shpjegon. "Është era përreth stuhisë që e shtyn atë. Këtë efekt mund ta krahasosh duke i fryrë një guri të çmuar mbi tavolinë".

Stuhitë tropikale janë ciklonë që formohen në tropik duke përdorur ujin e nxehtë si furnizues. "Ujrat e Atlantikut kanë qënë mbi temperaturat normale. Pra ka energji të mjaftueshme për formimin e tyre. Uraganët po bëhen edhe më të fuqishëm, më shkatërrimtarë për shkak të nxehtësisë në oqeanin Atlantik".

Laboratori gjeofizik i dinamikës së lëngjeve, degë kërkimore e Administratës Atmosferike dhe Oqeanike ka informacione për ta mbështetur këtë. "Këto stuhi që formohen kanë potencialin për të qënë shumë më të fuqishme në klimë më të nxehtë". Tom Knutson drejton një studim që përdor një kompjuter për të krijuar 1 mijë e 300 stuhi virtuale. Në se ky model është i saktë deri në fund të shekullit fuqia mesatare e uraganëve do të rritet me gjysmë kategorie në pesë shkallë që përdoren për të matur intensitetin. Zoti Knutson thotë se shpejtësia mesatare e erërave mund të shtohet me 4 kilometra në orë dhe shiu me 5 centimetra.

Bob Tuleya në Norfolk të Virginias në qendrën universitare Old Dominion shpjegon: "Ndyshimi do të jetë ky, çatia që dikur qëndronte mbi shtëpi do të fluturonte nga stuhitë". Scott Kiser thotë se shmangia e dëmtimeve apo pakësimi i shkatërrimit të pasurive varen nga përgatitjet paraprake. " Sa mirë të ndërtuara janë shtëpitë, çfarë masash emergjence marrin njerëzit për tu evakuuar dhe për të shkuar në vendstrehime".

Këto përgatitje janë për çdo lloj stuhie tropikale, edhe për ato që nuk arrijnë të bëhen uraganë apo taifun. Ekspertët thonë se do të ketë gjithmonë e më shumë stuhi të tilla dhe ato do të jenë edhe më shkatërrimtare.

XS
SM
MD
LG