Lidhje

Policia britanike shqyrton disa materiale të dyshimta


Policia britanike thotë se po shqyrton disa materiale të dyshuara që u gjetën në një apartament në veri të Londrës, që kishte lidhje me të paktën një prej të dyshuara në shpërthimet e dështuara të javës së kaluar në Londër.

Hetuesit thanë sot se gjetën në apartament një sasi të madhe materiali të mundshëm shpërthyes. Apartamenti, i cili u bastis të hënën nga policia, është cilësuar nga disa gazeta britanike si një ‘fabrikë bombash’. Po sot, policia publikoi emrat e 2 të dyshuarve, një nga Somalia dhe tjetri nga Eritrea.

Autoritetet thanë se personi nga Eritrea mban edhe shtetësi britanike ndërsa shtetasi somalez kishte leje të ligjshme qëndrimi. Të dy ata kishin mbi 10 vjet që jetonin në Britani. Asnjeri nuk u plagos nga sulmet e 21 korrikut.

Zyrtarët thanë se autorët e sulmeve të dështuara ka shumë të ngjarë që të jenë duke u fshehur në Britani. Më 7 korrik, 4 sulme vetëvrasëse në sistemin e transportit publik të Londrës shkaktuan 52 viktima si dhe 4 autorët e sulmeve.

XS
SM
MD
LG