Lidhje

Irak: 16 të vrarë nga një sulm ndaj një autobusi


Policia irakiane thotë se të paktën 16 veta u vranë sot kur personat e armatosur sulmuan një autobuz me të cilën po udhëtonin punonjës të një firme shtetërore në të dalë të Bagdatit. Nga sulmi që u krye gjatë ditës, pati edhe disa të plagosur.

Ndërkohë, dega e Al-Kaidës për Irakun vendosi një video në internet ku shihen dy diplomatët e rrëmbyer algjerianë, të cilët grupi ka paralajmëruar se do t’i vrasë. Në video shihen dy persona me sy të lidhur që e identifikojnë veten si dy diplmatët Ali Belarusi dhe Azedine Belkadi. Në një deklaratë të shkurtër Al-Kaida në Irak thotë se së shpejti do të vendosë edhe pohimet e tyre në internet.

Nga zhvillimet politike, një gazetë e Bagdatit ka botuar atë që thotë se është projektkushtetuta e re e Irakut. Projekti thotë se “islami është feja zyrtare e shtetit dhe burimi kryesor i ligjeve”.

XS
SM
MD
LG