Lidhje

Bisedimet 6-palëshe mbi programin bërthamor të Phenianit


Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të thella në ditën e dytë të bisedimeve 6 palëshe në Pekin mbi programin bërthamor të Phenianit.

Burime pranë bisedimeve bënë sot të ditur se Koreja e Veriut propozoi që të heqë dorë nga armët bërthamore, por vetëm në se Shtetet e Bashkuara normalizojnë marrëdhëniet me këtë vend dhe zotohen të mos punojnë për të rrëzuar qeverinë e Phenianit.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se midis dy palëve vazhdon të ketë mosmarrëveshje thelbësore megjithë një shkëmbim të mirë pikëpamjesh. Diplomatët thonë se një prej elementëve kryesorë të mosmarrëveshjes është se cila palë do të bëjë lëshimin e para dhe në çfarë radhe do të bëhen lëshimet.

XS
SM
MD
LG