Lidhje

Bullgaria ka kryeministër të ri


Parlamenti bullgar konfirmoi sot udhëheqësin socialist Sergei Stanishevit për postin e kryeministrit me një diferencë prej vetëm një vote. Parlamenti ka 240 vende.

Votimi u bë tri ditë pasi kryeministri i ri bëri të njohur një kabinet pakice, ku bëjnë pjesë Partia e tij Socialiste dhe Lëvizja e të Drejtave dhe Lirive, që përfaqëson pakicën turke në Bullgari. Zoti Stanishev është angazhuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të forcojë ekonominë, dy elementë këto, suksesin e të cilave, zyrtarët e Bashkimit Evropian e cilësojnë si të nevojshëm për anëtarësimin e Bullgarisë në vitin 2007.

Socialistët fituan në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar ndaj partisë centriste në pushtet që drejtohet nga kryeministri i deritanishëm Simeon Saxe Coburg Gotha.

XS
SM
MD
LG