Lidhje

Mali i Zi do t’i paguajë Kroacisë mbi 450 mijë dollarë për dëmet e luftës


Mali i Zi do t’i paguajë Kroacisë mbi 450 mijë dollarë si kompensim për dëmet e luftës.

Ministrat e Bujqësisë nga Kroacia dhe Mali i Zi e nënshkruan sot marrëveshjen në qytetin kroat Cavtat. Në ceremoni morën pjesë edhe Presidentët e Kroacisë dhe Malit të Zi.

Marrëveshja përfshin humbjet në bagëti të shkaktuara nga sulmet e forcave speciale malazeze në Kroacinë jugore në vitin 1991. Ky pakt shënon herën e parë që një ish-republikë jugosllave i paguan vullnetarisht kompensime një ish-republike tjetër jugosllave për dëme lufte që pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG