Lidhje

Një nga të dyshuarit mund të jetë në duart e policisë britanike


Rrjetet televizive britanike njoftojnë se një prej të dyshuarve si autorë të sulmeve të dështuara të javës së kaluar në sistemin e transportit publik të Londrës mund të jetë mes 4 personave që policia arrestoi sot në Birmingam.

Sipas njoftimeve televizive, autoritetet përdorën një mjet paralizues për të vënë nën kontroll një person për të cilin policia beson se është Yasin Hassan Omari. Por autoritetet deri tani nuk kanë pranuar ta konfirmojnë identitetin e tij.

Gjatë një operacioni tjetër po në Birmingam, policia arrestoi edhe tre të dyshuar të tjerë. Të hënën policia tha se Yasin Hassan Omari dhe Muktar Said Ibrahimi ishin dy prej 4 personave që kërkohen lidhur me sulmet e dështuara të javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG