Lidhje

Partia Socialiste në Bullgari dështon të krijojë qeveri të re


Partia Socialiste e Bullgarisë pranoi humbjen në përpjekjet e saj për të formuar një qeveri të re pasi parlamenti votoi kundër kabinetit të propozuar prej saj.

Kryeministri Sergei Stanishev e bëri njoftimin sot pasi parlamenti e hodhi poshtë dje kabinetin e tij të ri me 118 vota kundër dhe 117 pro. Votimi u zhvillua vetëm disa orë pasi parlamenti konfirmoi zotin Stanishev si kryeministër të ri me vetëm një votë diferencë.

Kryetari i parlamentit u kishte kërkuar më parë deputetëve ta hidhnin edhe një herë në votë qeverinë e koalicionit të propozuar nga udhëheqësi socialist. Koalicioni përbëhej nga ministra të Partisë së tij Socialiste dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, e cila përfaqëson pakicën turke të Bullgarisë.

Ekspertët thonë se luftrat politike në Bullgari mund të ndikojnë negativisht në aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG