Lidhje

Klerikë muslimanë amerikanë lëshojnë një urdhër fetar kundër terrorizmit


Një këshill klerikësh muslimanë amerikanë lëshoi një urdhër fetar kundër terrorizmit. Në deklaratën e sotme të Këshillit thuhej se muslimanëve u ndalohet që të ndihmojnë ose të marrin pjesë në akte terroriste kundër civilëve.

Klerikët thanë se myslimanët kanë një detyrë civile dhe fetare për të ndihmuar autoritetet e rendit që të mbrojnë jetën e civilëve. Islamizmi nuk ka autoritet qëndror, por këshilli prej 18 anëtarësh ka një rol këshillues për të interpretuar ligjin islamik për muslimanët në Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit islamikë në Amerikë i kanë shtuar përpjekjet për t'u distancuar nga ekstremistët që nga shpërthimet e 7 korrikut në Londër. Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike po zhvillon një fushatë në media të quajtur, JO NË EMËR TË ISLAMIZMIT, e cila dënon terrorizmin.

XS
SM
MD
LG