Lidhje

Irak: 25 të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Autoritetet irakiane thonë se nga një sulm vetë-vrasës humbën jetën 25 veta para një qendre rekutimi në një qytet në afërsi të kufirit me Sirinë.

Polica thotë se dhjetra persona u plagosën nga shpërthimi në qytetin Rabiah, rreth 10 kilometra në lindje të kufirit me Sirinë. Me anë të një deklarate në Internet, grupi terrorist i Abu Musab al-Zarkawit, Al-Kaida në Irak, mori përgjegjësinë për shpërthimin, duke thënë se një prej anëtarëve të tij kreu sulmin duke përdorur një rryp mesi me eksploziv. Vërtetësia e këtij pretendimi nuk mund të konfirmohej.

Forcat irakiane të sigurimit dhe ato policore janë shpesh në shënjestër të sulmeve të kryengritësve. Nga zhvillimet e tjera, udhëheqësi i përmbysur irakian, Sadam Husein, doli dje para gjykatës së posaçme për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me shtypjen e kryengritjes shi’ite në vitin 1991. Data për fillimin e gjyqit ndaj tij pritet të shpallet së shpejti.

XS
SM
MD
LG