Lidhje

Britania mbyll pika ushtarake në Irlandën e Veriut


Britania filloi të mbyllë disa prej pikave të saj ushtarake në Irlandën e Veriut, pas njoftimit të Ushtrisë Republikane Irlandeze për të hequr dorë nga fushata e saj e dhunshme 35 vjeçare.

Një zëdhënës i ushtrisë britnaike tha se ushtarët filluan çmontimin e tre kullave të vëzhgimit në një qytet rreth 50 kilometra në jug të Belfastit. Kjo masë bëhet një ditë pasi udhëheqësit e Ushtrisë Republikane Irlandeze u bënë thirrje anëtarëve të tyre të çarmatosen. Në deklaratën e lëshuar dje grupi theksonte se do të përdorë vetëm metoda paqësore në përpjekjet e tij për të shkëputur Irlandën e Veriut nga sundimi britanik.

Po sot, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Bush bisedoi në telefon me Gery Adams, kryetari i Shin Feinit, krahut politik të Ushtrisë Republikane Irlandeze. Presidenti Bush, tha zëdhënësi, i përcolli atij mesazhin e rëndësisë së shfrytëzimit të këtij shansi historik si dhe theksoi angazhimin amerikan për të ndihmuar në vendosjen e paqes në Irlandën e Veriut.

XS
SM
MD
LG