Lidhje

Serbia nxit serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në projektin për decentralizimin


Këshilli i Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka miratuar mbrëmë një dokument të quajtur "Standardet për Kosovën - pasqyra dhe shkalla e arritjes" dhe ka kërkuar që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në projektet pilot për decentralizimin, në formën e tashme, në Gracanicë dhe Partesh.

Këshilli serb ka thënë se projekti për decentralizimin, përmes projekteve pilot, hollësitë e të cilit janë publikuar në një urdhër ekzekutiv të kryeadministratorit Jessen Petersen, nuk ofrojnë as garancitë minimale për komunitetet joshqiptare në Kosovë.

Sipas këtij këshilli, çështja e decentralizimit në Kosovë ka nevojë për një trajtim krejt ndryshe nga rregullorja ekzekutive e zotit Petersen.

XS
SM
MD
LG