Lidhje

Irak: Komisioni për hartimin e kushtetutës mund të kërkojë shtyrjen e afatit


Komisioni për hartimin e kushtetutës së re të Irakut mund të kërkojë më shumë kohë për përgatitjen e dokumentit themeltar, megjithëse politikanët kanë qëndrime të ndryshme për shtyrjen e afatit.

Sot në mëngjes kreu i komisionit, Humam Hammoudi, rekomandoi që grupi të kërkonte 30 ditë të tjera për të përfunduar projekt-kushtetutën.

Disa anëtarë të komisionit thonë se u duhet kohë të zgjidhin mosmarrëveshjet lidhur me çështje të tilla si federalizmi, dyshtetësia dhe roli i Islamit.

Presidenti i Irakut Jalal Talabani këmbënguli më pas që komisioni të paraqesë një projekt-kushtetutë deri më 15 gusht, sipas një afati që gëzon mbështetjen amerikane.

Anëtarët e komisionit kaluan pjesën më të madhe të ditës duke debatuar për një shtyrje të mundshme, pa arritur ndonjë marrëveshje. Sipas programit aktual,l kushtetuta duhet të jetë hartuar deri më 15 gusht, të miratohet nga parlamenti dhe pastaj të votohet në një referendum kombëtar në mes të tetorit. Anëtarë të tjerë të komisionit thonë se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Komisioni duhet ta bëjë kërkesën zyrtare për shtyrjen e afatit deri nesër.

XS
SM
MD
LG