Lidhje

Discovery, një ditë më shumë në hapësirë


Ekuipazhi i anijes së hapësirës Discovery do të transportojë sot 15 ton furnizimesh dhe paisjesh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Discovery do të çojë në stacion ushqime, ujë, kompjutera dhe paisje dhe do të nxjerrë që andej 13 tonë mbeturina. NASA e ka zgjatur edhe një ditë më shumë misionin e anijes Discovery, për të përfunduar transportin e paisjeve. NASA vendosi këtë javë që t’i pezullojë përsëri fluturimet në hapësirë, një lajm negativ për stacionin e hapësirës.

Gjatë lëshimit në hapërsirë të anijes Discovery, pati përsëri shkëputje të materialit izolues nga një serbator i jashtëm, duke ringjallur shqetësimin për ndonjë përsëritje të mundshme të një tragjedie si ajo e Columbias në vitin 2003.

Gjatë atij misioni në krahun e anijes u shkaktua një e çarë që solli si pasojë depërtimin e gazeve të nxehta, gjatë hyrjes në atmosferën e tokës, duke shkatërruan anijen.

Që pas katastrofës, anijet kozmike ruse kanë furnizuar me paisje stacionin, por ato nuk mund të transportojnë një sasi aq të madhe sa anijet shuttle.

XS
SM
MD
LG