Lidhje

Modelet e reja të biznesit ndërthurin përparimin në teknologji


Analistët thonë se ndryshimi i tregjeve globale kërkon një qendrim të ri ndaj biznesit që shfrytëzon techologjinë në mënyrë krijuese. Ekonomistë dhe drejtues kompanish po mësojnë të përballojnë të papriturat në botën e biznesit.

Tregëtia globale dhe komunikimi i menjëhershëm po e ndryshojnë natyrën e biznesit, thotë Mohan Sawhney, pedagog teknologjie në Shkollën e Biznesit pranë Universitetit Northwestern. Ai thotë se kompanitë që lulëzojnë, janë mjaft të zhdërvjellëta për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tregut.

Para një shekulli, thotë ai, kompania e prodhimit të automobilëve, Ford, vendosi standardet e efektshmërisë, kur filloi prodhimin në masë të makinave të hershme të saja. Ato ishin të lira dhe rezistente, por Fordi prodhonte vetëm makina në ngjyrë të zezë.

Sot, thotë pedagogu, konsumatori është drejtuesi i tregut dhe kompanitë duhet të prodhojnë duke u nisur nga preferencat e tij. “Një model i ri biznesi është diçka e tillë si Toyota Scion. Konsumatori mund ta blejë një makinë të porositur sipas preferencave duke zgjedhur nga 40 ve]ti të ndryshme. Ajo montohet dhe të sillet në shtëpi me ndërmjetësinë e internetit. Industria amerikane e automjeteve nuk ka arritur ende atje, por ky është drejtimi nga do të shkojë”.

David Moschella i organizatës kërkimore Leading Edge Forum thotë se konsumatorët mund të kryejnë transaksione bankare dhe të blejnë bileta avioni përmes internetit. Ai thotë se teknologjia globale po merr shtytje në disa vende ku nuk pritej.

Gjigandi i kafesë, Starbucks, u ka krijuar mundësinë myshterinjve të përdorin internetin në lokalet e veta. “Starbucks është një shembulll i shkëlqyeshëm. Kush e mendonte para pesë, gjashtë apo shtatë vjetësh se në krye të reklamimit përmes interentit do të ishte një kefene? Është me të vërtetë e mahnitshme!”

Zoti Sawhney thotë se konceptet e vjetra të biznesit duhen rishikuar. Ai thotë se ideja klasike e zinxhirit të furnizimit nuk përfshin plotësisht kompleksitetin e botës së biznesit modern. Ai thekson se bizneset e sotme janë të ndërlidhura me rrjete komplekse furnizueshish e konsumatorësh dhe duhet t’i ndjejnë kërkesat e tregjeve e t’u përgjigjen menjëherë përmes ndryshimit të prodhimeve. Zoti Sawhney thotë se një nga kompanitë që veprojnë kështu, është gjigadni amerikan i shitjeve me pakicë, Wal-Mart, që ndjek me vëmendje dinamikën e inventarit të mallrave për shitje dhe korigjon kontigjentet e porositura çdo minutë, ose një kompani spanjolle, Zara, e cila ndryshon stilet e rrobave që shet, çdo javë për të joshur konsumatorët me një larmi më të madhe stilesh.

XS
SM
MD
LG