Lidhje

Policia britanike ngre akuza mbi një 23 vjeçar për shpërthimet e dështuara të 21 korrikut


Policia britanike ngriti akuza për shkelje të ligjeve kundër terrorizmit ndaj 23 vjeçarit Ismael Aburahman në lidhje me shpërthimet e dështuara të 21 korrikut në Londër.

Zoti Abdurahman është personi i parë që akuzohet në lidhje me incidentet në të cilin bombat e vendosura në katër vende të sistemit tranzit të Londrës nuk arritën të shpërthenin. Policia tha se ai do të dalë para një gjykate nesër.

Policia italiane dhe britanike ka ndaluar katër persona që besohet se kanë vendosur bombat.

Në një zhvillim tjetër, presidenti i Zambias Levy Muanawasa tha se vendi i tij do të deportojë në Britani një person që agjencitë e lajmeve e lidhin me sulmet terroriste të 7 korrikut në Londër dhe me aktivitetet të tjera terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Policia arrestoi Harron Rashid Aswat në Zambia muajin e kaluar. Britania nuk ka pranuar të konfirmojë njoftimet se kërkon ta marrë në pyetje zotin Aswat në lidhje me sulmet terroriste në sistemin e metrosë së Londrës që lanë të vrarë 56 persona duke përfshirë katër vendosësit e bombave.

XS
SM
MD
LG