Lidhje

Shqipëri: Nivel shqetësues krimesh të tipit mafioz


Në Shqipëri në dy javët e fundit kanë ndodhur 13 vrasje disa prej të cilave kanë qenë ekzekutime të mirë organizuara dhe të nagjshme me ato të tipit mafioz. Krytari i partisë demokratike kërkoi angazhimin e plotë të policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë që të mos lejojnë që krimi të përfitojë nga periudha e ndërrimit të pushteteve. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë Bajram Ibraj tha se krimet e ndodhura do të zbulohen ashtu sic ndodhi dhe me vrasjen e Vlorës, ku tashmë është arrestuar vrasësi

Në dy javët e fundit ngjarjet e kronikës së zezë kanë zënë një vend thuajse qëndror për shkak të shpeshtësisë së tyre. Një numër i lartë të vdekjesh janë regjistruar në aksidente, por të frikshme janë dhe bilancet e vrasjeve: një mesatare gati e afërt me një vrasje në ditë. Disa prej këtyre ngjarjeve kanë qenë tipike mafioze dhe është bërë fjalë për ekzekutime të pastra. Të hënën dy persona u vranë nga një përleshje mes bandave rivale për cështje droge. Dje, një tjetër u ekzekutua në Korcë, dëshmitar i një ngjarjeje të vjetër që kishte përfunduar dhe ajo me vrasje. Ndërsa sot në oërt e para të mëngjesit, një 34 vjecar i kthyer pak kohë më parë nga emigracioni u vra pasi u qëllua me një armë me silenciator.

I nxitur nga kjo situatë kryetari i partisë demokratike Sali Berisha, deklaroi sot se revanshi i krimit është i papranueshëm. Ai kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe strukturave të rendit në mënyrë që ato të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve: "Jam këtu për t’u bërë trhirrje dhe njëherë forcave të rendit të reagojnë me gjithë forcën e ligjit, me të gjithë ashpërsinë e ligjit, ndaj krimit dhe autorëve të veprave kriminale. Të mos lejojnë që fallangat e tij të shfrytëzojnë këtë periudhe të ndërrimit të qeverive për të realizuar qëllimet e tyre ogurzeza".

Nga ana e saj policia njoftoi sot se ka zbuluar tashmë autorin e vrasjes së 18 vjecares nga Vlora Joana Dudushi. Vrasësi i arrestuar është ish i dashuri i saj dhe nga i cili vajza kërkonte njohjen e atësisë së një fëmije disa muajshe. Sipas një njoftimi dhe të prokurorisë së përgjithshme hetimet e deritanishme kanë provuara se ajo nuk është vrarë për shkak të cilësive të vecanta si kallzimtare apo si dëshmitare në një proces penal për për cështje që lidheshin me jetën e saj private. Zbulimi i vrasësit është sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë Bajram Ibraj, tregues I angazhimit të forcave të rendit për të goditur krimin: "Fakti i zbulimit shumë të shpejtë dhe në mënyrë profesionale të autorit të vrasjes së shtetases Stela në Vlorë dhe pohimi i autorit përballë provave dëshmon jo vetëm përkushtimin por dhe profesionalizmin dhe atë që cdo krim pavarësisht atyre që kanë ndodhur këto ditë, do të zbulohet dhe autorët do të vihen në pranga".

Por nëse vrasja e Stelës nuk ka patur lidhje me akuzat e ngrituara nga ajo ndaj strukturave antitrafik të Vlorës, një tjetër minorene, sipas pamjeve të ofruara sot nga një televizion i këtushëm, ka pohuar se dhe ajo është përdorur nga të njejtat struktura të policisë së Vlorës për të denoncuar persona të pafajshëm të cilët pasi kapeshin liheshin të lirë nga policia në këmbim të pagesës.

XS
SM
MD
LG