Lidhje

FMNja u kërkon donatorëve vazhdimin e mbështetjes për Kosovën


Fondi Monetar Ndërkombëtar u kërkoi sot donatorëve ndërkombëtarë që të vazhdojnë ta mbështesin Kosovë edhe pas bisedimeve për statusin përfundimtar, vecanërisht për projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën.

Përfaqësuesi i këtij fondi në Prishtinë Mark Aboin, u tha gazetarëve se po arrihet një marrëveshje me qeverinë dhe UNMIK-un për të ngrirë numrin e shërbyesve civilë, i cili tani arrin në rreth 75 mijë. raporti Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Mark Aboin, kërkoi sot që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë ndihmën për Kosovën pavarësisht nga bisedimet e pritshme për statusin përfundimtar të saj. "Ne mendojmë se nën këto kushte donatorët ndërkombëtarë do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik. Donatorët po japin para jo për vetë buxhetin, por për projekte infrastructure. Po u kërkojmë donatorëve të vazhdojnë gjatë bisedimeve për statusin, pas bisedimeve për statusin, të vazhdojnë me ndihmën që është dhënë për Kosovën, vecanërisht për infrastrukturën, rrugët, spitalet, infrastrukturën për tregje. Do të donim që ta vazhdojnë këtë dhe mundësisht ta zgjerojnë këtë ndihmë."

Zoti Aboin kërkoi gjithashtu që qeveria të mos bëhet tepër e madhe, aq sa të mos mund të mbulojë shpenzimet e veta. Numri i shërbyesve civilë është rritur, tani numërohen rreth 75 mijë shërbyes civilë. "Ne po biem dakord me UNMIK-un dhe organet vendore të vetëqeverisjes për ta ngrirë këtë numër, duke filluar që tani. Për ta bërë këtë, duhet të kesh llogari të hollësishme, kush punon dhe kush nuk punon", thotë ai.

Qytetarët e Kosovës thonë se përveç zgjidhjes së statusit përfundimtar, Kosova ka një numër problemesh që duhen zgjidhur, së pari probleme ekonomike. Në hulumtimet që janë bërë në Kosovë, gjendja ekonomike, vazhdon të mbetet përparësi për qytetarët e thjeshtë.

XS
SM
MD
LG