Lidhje

Shqipëri: PDja dhe demokratët e reformuar bisedojnë për postet në qeveri


Në Shqipëri, Partia Demokratike dhe demokratët e reformuar pritet të zhvillojnë sot një tjetër raund bisedimesh lidhur me kabinetin e ardhshëm qeveritar dhe përfaqësimit të reformatorëve në të.

Ndërsa Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjet me dy ish aleatët e së majtës, dhe duket se nuk ka probleme me republikanët, bisedimet me partinë e Genc Pollos kanë përparuar më me vështirësi. Kjo parti ka këmbëngulur fort për të marrë ministrinë e jashtme, një portofol të cilin partia demokratike kërkon ta ketë vetë, edhe për shkak të kërkesave të disa prej figurave të rëndësishme të saj për të drejtuar diplomacinë. Ka shumë gjasa që reformatërorët të mund të marrin ministrinë e arsimit. Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë në vazhdim.

Dje kryetari Sali Berisha i cili pruitet të jetë kryeministri i ardhshëm tha se deri më tani janë bërë diskutime mbi progrmet dhe ndarjet e portofoleve dhe se ende nuk është përcaktuar se cilat ministri do t’i mbajë partia demokratike dhe cilat aleatët. Partia demokristiane, pjesmarrja e se cilës në qeveri vlerësohet e pamundur pretendojnë të kenë në këmbim tre zëvendësministra dhe dy prefektë.

XS
SM
MD
LG