Lidhje

A është etike zgjedhja e gjinisë së foshnjes?


Përparimet tekonoligjike për fekondimin artificial që i lejojnë prindët të zgjedhin embrione pa sëmundje gjenetike ose difekte të tjera, krijojnë mundësi edhe për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës. Por, në Australi, qeveria vendosi ta ndalojë një praktikë të tillë duke theksuar se përzgjedhja e gjinisë së embrioneve për arësye sociale ose preferenca personale është mungesë e theksuar etike. Ky ndalim ka ngjallur debat.

Andrew dhe Jodi McMahon janë të lumtur me 5 djem, të moshave nga 3 muaj deri në 10 vjeç. Megjithatë atyre sikur diçka u mungon...Një vajzë. “Fëmjët kanë kërkuar një motër herë pas here. Një vajzë do e plotësonte familjen tonë.”

Para dy djemve të fundit, çifti provoi gjithë këshillat e plakave për të ndikuar mbi Natyrën, por pa sukses. Dhe më pas vendosi të provonte teknologjinë që ofronte një firmë në Sindey për të lindur një vajzë, por në shkurt të këtij viti, Firma IVF e pezulloi programin pas një vendimi të qeverisë se një procedurë e tillë përbënte shkelje të etikës. “Nuk do të bëj 50 fëmijë për të patur një vajzë. I kemi vënë një kufi. Do bëjmë edhe një fëmijë tjetër, por në se nuk del vajzë, do e mbyllim me kaq. Nuk e kuptoj, kur teknologjia ekziston, përse të mos e përdorim?”

Para 5 vjetësh, firma Sidney IVF, u ofroi çifteve mundësinë të zgjidhnin gjininë e fëmijës për arësye shoqërore ose mjekësore, përmes analizave gjenetike të embrionit. Bill Nuhlenberg nga Shoqata Australiane për Familjen thotë: “Ky është shndërrim i fëmijve në mall. Është njësoj sikur të shkosh për të blerë një makinë, e do të kuqe, apo blu. Është koncepti i porositjes së bebeve. Në balancë janë dëshirat nga njera anë dhe mirënjohja për dhuratën që të jep natyra, nga ana tjetër”

Çiftet paguanin 14 mijë dollarë austrilianë për trajtimin. Mbi 90 bebe kanë lindur dhe 16 shtatzani të tjera janë duke vazhduar. Firma Sidney IVF është e interesuar për derbatin publik dhe argumenti i saj kryesor është e drejta e riprodhimit e prindërve. Robert Jansen i firmës IVF thotë: “Njerëzit më të aftë për të gjykuar për të ardhmen e fëmijës dhe për të marrë vendimin për lindjen e fëmijës janë prindët e ardhshëm dhe jo komisionet, që nuk kanë asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me pasojat e vendimeve të tyre.”

Kerry Brin, i Komisionit të Etikës Mjekësore thotë: “Gjithë udhëzimet synojnë mbrojtjen e interesave të fëmijve dhe zgjedhjen e gjinisë është një prej tyre. Ne besojmë se fëmija ka të drejtë të vijë në këtë botë pa ia përcaktuar dikush gjininë që më parë.”

Por prindët gjithsesi kanë të drejtë ta zgjedhin gjininë e fëmijës për të shmangur sëmundje gjenetike. Komisioni i etikës thotë se në raste të tilla individuale përfitimet mjekësore kanë përparësi. Por Komisioni është i shqetësuar nga ndikimi afat-gjatë i zgjedhjes së gjinisë për arësye jo-mjekësore.

Veprimtarë të tjerë si Bill Nuhlenberg, janë të shqetësuar se lejimi i prindëve për të zgjedhur sot gjininë, është një hap më pranë prodhimit industrial të bebes së përkryer. “Sot ne mund të zgjedhim gjininë, nesër ndoshta do t’i shtojmë ekuacionit muskujt, gjatësinë, aftësitë intelektuale, pra gjithë këto përmirësime gjenetike, që kohë më parë njiheshin me termin ‘krijimi i racës superiore’. ”

Nëna e pesë djemëve thotë: “Po, e kuptoj që zgjedhja e seksit, është një hap drejt krijimit të bebeve me porosi, por po ashtu besoj se do të ketë mënyra për ta bllokuar këtë në se puna do të arrijë aty.”

Megjithë debatet e mëdha që ka hapur e drejta e prindërve për të zgjedhur gjininë e fëmijës dhe ndikimet etike të kësaj për shoqërinë, masa e ndalimit të një praktike të tillë nga qeveria australiane nuk pritet të hiqet, të paktën në të ardhmen e afërm. Dhe Jodi dhe Andrew McMahon po i provojnë edhe një herë shanset e tyre, duke uruar që natyra do t’u dhurojë vajzën që presin.

“Dhe ndoshta do të jetë përsëri djalë. Tashmë e kam gjetur emrin për djalë dhe do të isha po aq e lumtur edhe në se do të kisha 6 djem, në se ata nuk ndërrojnë mendim për teknologjinë. Por, ky do të jetë i fundit. Nuk besoj të bëjmë fëmijë të tjerë.”

XS
SM
MD
LG