Lidhje

4 ushtarë amerikan vriten në Irak


Autoritetet ushtarake amerikane thanë sot se edhe 4 amerikanë të tjerë u vranë në Irak. Tre ushtarë amerikanë humbën jetën nga shpërthimi i një bombe mbrëmë në atë të rrugës në Bagdad. Edhe një marins amerikan u vra dje gjatë operacioneve luftarake në qytetin e dhunshëm të Ramadit në Irakun perëndimor.

Sulmet më të fundit ndodhën në të njëjtën ditë kur 14 marinsa amerikanë dhe përkthyesi i tyre civil humbën jetën nga shpërthimi i një bombe afër qytetit Haditha në veri-perëndim të Bagdatit. 25 trupa amerikane janë vrarë në Irak që nga e hëna. Nga dhuna e sotme gjetën vdekjen të paktën edhe 8 irakianë në sulme në mbarë vendin.

Ndërkohë që dhuna vazhdon, komisioni irakian mbi kushtetutën vazhdoi sot punën për hartimin e kushtetutës së përhershme të vendit, që duhet të përfundojë deri më 15 gusht.

XS
SM
MD
LG