Lidhje

Në një video të re numri dy i Al-Kaidës kërcënon Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara


Zëvendësi i Osama Bin Ladenit, duket në një video-kasetë të re që kërcënon Britaninë me sulme të tjera dhe paralajmëron Shtetet e Bashkuara për humbje të mijëra vetave mes personelit ushtarak në Irak, në se nuk i tërheq trupat prej andej.

Në kasetën e transmetuar sot nga rrjeti televiziv Al Xhazira, numri dy i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, nuk deklaroi drejtë për drejtë që Al-Kaida kreu sulmet e 7 korrikut në Londër, por ai shtoi se në se ka sulme të tjera në Londër, kjo do të jetë për faj të politikave të kryeministrit britanik Tony Bler.

Për Shtetet e Bashkuara, thotë ai, humbjet e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe humbjet në Irak e Afganistan do të jenë vetëm fillimi, siç shprehet ai, i tërheqjes nga toka jonë, i grabitjes së naftës dhe burimeve tona dhe fundi i mbështetjes së udhëheqësve të korruptuar.” Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 25 milionë dollarë shpërblim për kapjen e Ayman al Zawahirit. Zawahiri kishte dalë për herë të fundit në një video në 17 qershor, kur tha se ndryshimet paqësore nuk ishin të mundshme.

XS
SM
MD
LG