Lidhje

Të rejat ekonomike të javës


Vdekja e mbretit Fahd të Arabisë Saudite nxori në pah shqetësimet për furnizimet me naftë që çuan në rritjen rekord të çmimit të një fuqie nafte në fillim të javës. Arabia Saudite është eksportuesja më e madhe e naftës në botë.

Sigurimi i sauditëve se politikat e naftës do të vazhdojnë të mbeten të pandryshuara ndihmoi në uljen e çmimeve por ato u rritën përsëri në fund të javës mes shqetësimeve se problemet e rafinimit dhe parashikimi për një sezon të fuqishëm uraganësh do të dëmtonin furnizimet energjitike. Të mërkurën, çmimi i një fuçie nafte për tu shpërndarë në shtator u rrit në rekordin e ri 62 dollarë e 50 cent.

Shqetësimet për furnizimet me naftë gjithashtu siluruan një marrëveshje të propozuar për blerjen e një kompanie nafte. Kompania kineze CNOOC (SINUK) largoi ofertën prej 18 presje 5 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë amerikane UNOCAL Oferta ngjalli kundërshtime nga anëtarët e kongresit amerikan ndërsa politikanët thanë se humbja e kontrollit të aseteve amerikane mund të dëmtojë sigurinë dhe ekonominë e vendit.

Presidenti Bush nënshkroi në ligj Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë me Amerikën Qendrore të martën. Ai tha se ajo do të forcojë ekonominë amerikane dhe demokracinë në Amerikën Latine si dhe do të ulë varfërinë. CAFTA pakëson barrierat tregëtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosta Rikës, El Salvadorit, Guatemalës, Hondurasit, Nukaraguas dhe Republikës Domenikane. Përkrahësit e saj thonë se marrëveshja hap tregje të reja për mallrat amerikane; kritikët thonë se do të kalojë vendet e punës në Amerikën Qëndrore ku fuqia punëtore është më e lirë.

Kompania e dytë më e madhe e artikujve sportivë, Adidas-Salomon tha se ka rënë dakort të blejë kompaninë amerikane Reebok për 3 presje 8 miliardë dollarë. Analistët thonë se marrëveshja ka si synim të ngushtojë hendekun midis Adidasit dhe numrin një në këtë industri, Nike-it.

XS
SM
MD
LG