Lidhje

14 persona humbin jetën nga rrëzimi i një avioni tunizian në brigjet e Siçilisë


Zyrtarët thonë se 20 persona janë shpëtuar nga rrëzimi i një avioni tunizian në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Siçilisë.

Një zyrtar vendor i ngarguar me hetimin e shkaqeve të rrëzimit thotë se 14 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerëve nuk u dihet ende fati.

Të 35 pasagjerët në bord të avionit Tunis Air, njoftohet të jenë italianë. Ekuipazhi prej katër vetësh ishte tunizian.

Avioni që udhëtonte nga Bari i Italisë në Djerba të Tunizisë u përpoq të bënte një ulje të detyruar në një aeroport të Palermos para se të rrëzohej.

Dëshmitarët thonin se avioni dukej në sipërfaqen e ujit pranë Palermos ndërsa vazhdonin përpjekjet e shpëtimit. Disa pasagjerë rrinin në këmbë në krahët e avionit.

XS
SM
MD
LG