Lidhje

NASA: Anija Diskavëri përgatitet për kthimin në Tokë


Zyrtarë të agjencisë amerikane të hapësirës po përgatiten për fazën më delikate të misionit të anijes Diskovery: uljen e saj në Tokë. Para tetë vjetësh, anija Columbia u shkatërrua kur hyri në atmosferën e tokës, duke shkaktuar vdekjen e të 7 astronautëve në bord.

Misioni i anijes Discovery shënoi rifillimin e programit të Nasës për anijet për vajtje-ardhje, i cili ishte pezulluar pas fatkeqësisë së anijes Columbia në shkurt të vitit 2003. Fatkeqësia ndodhi kur një copë s së ashtuquajturës ‘shkuma e jashtme izoluese’ u shkëput nga serbatori i jashtëm i karburantit gjatë lëshimit të anijes duke thyer një tullë refraktare në krahun e saj. Meqenëse kjo tullë lejoi hyrjen e gazrave të nxehta, të cilat hapën një vrimë në krrahun e anijes, kjo e fundit shpërtheu gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Edhe nga serbatori i jashtëm i Diskoverit u shkëputën gjatë lëshimit disa pjesë të shkumës izoluese, por inxhinierët e misionit nuk besojnë që këto copa të kenë shkaktuar ndonjë dëm të të rëndësishëm. Tashti, Nasa po përgatitet për uljen e Diskoverit në Tokë nesër herët në mëngjes. Drejtori i fazës së rikthimit në Tokë, LeRoy Cain, thotë se ndjehet i paduruar në lidhje me uljen, ashtu siç është për çdo aspekt të punës së tij. “Ka shumë gjëra për të cilat duhet menduar, për t’u shqetësuar e pikërisht për këtë dhe paguhem: që të shqetësohem. Dhe shqetësohem mjaft. Pra, po ta themi hapur dhe ndershmërisht, nëse nuk do të ndjehesha kështu, do të shqetësohesha se nuk jam në rregull,” thotë zoti Cain.

Nëse Discovery ndesh në probleme, zoti Cain thotë se konrolluesit e misionit mund ta shtyjnë kthimin. Gjatë misionit 13-ditor, dalja e astronautëve nga anija në hapësirë realizoi një mision të paparë riparimi për heqjen e pjesëve të ngritura të lëndës mbushëse ndërmjet tullave izoluse. Inxhinierët në Tokë ishin të shqetësuar se po të mos hiqeshin këto pjesë të ngritura, mund të shkaktonin nxehje të rrezikshme gjatë hyrjejs në atmosferë dhe do të çonin në përsëritjen e fatkeqësisë së Columbias.

Kontrolluesit e misionit ishin në gjendje të vlerësonin gjendjen duke përdorur shumë kamera që mbuluan thuajse çdo centimetër të pjesës së jashtme të Discovery-t. Vendosja e kamerave është rezultat i hetimeve mbi fatkeqësinë e Columbias. Zoti Cain u pyet nëse informacioni-shtesë që ka ai, ai shton ankthin në lidhje me uljen e Discovery-t. “Sa më shumë të dhëna të kesh, aq më shumë të duhet të mendosh. Kështu që është e vështirë. Por do t’ju tregoja, ashtu siç do të vepronin shumica, se do të preferoja më shumë të dhëna, pasi kështu je më i përgatitur”.

Metereologët parashikojnë mot të mirë gjatë uljes së anijes në Qendrën e Hapësirës Kennedy në Florida. Nëse moti ndryshon, Nasa thotë se do të bëhen përpjekje për realizimin e uljes të martën.

XS
SM
MD
LG