Lidhje

Izrael: Ministri i Financave Netaniahu jep dorëheqjen


Ministri izraelit i financave dha sot dorëheqjen në shenjë proteste ndaj planeve të Izraelit për tërheqje nga Rripi i Gazës. Ministri i financave Benjamin Netanjahu e dha dorëheqjen sot pak para se kabineti të miratonte me 17 vota pro dhe 5 vota kundër, fillimin më 15 gusht të fazës së parë të tërheqjes nga tre vendbanime të izoluara në Gazë. Media izraelite citon ndihmës të kryeministrit Sharon, sipas të cilëve tërheqja do të zhvillohet në përputhje me planet, megjithë dorëheqjen e zotit Netanjahu.

Beniamin Netanjahu, rival politik i kryeministrit Sharon, i cili më parë ka qenë vetë kryeministër i vendit, ka kundërshtuar për një kohë të gjatë tërheqjen e planifikuar. Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, në letrën e tij të dorëheqjes zoti Netanjahu thotë se nuk mund të jetë pjesë e asaj që ai e cilëson si një masë të papërgjegjshme për të evakuar Gazën.

Ndërkohë, në Bregun Perëndimor ekstremistë palestinezë hapën zjarr ndaj një automjeti izraelit në afërsi të një vendbanimi hebraik në veri të Jeruzalemit, duke plagosur në gjendje kritike një djalë 10 vjeçar.

XS
SM
MD
LG