Lidhje

KQZ shkarkon komisionerët e zonave ku do të rivotohet me 21 gusht


Pas dy javësh, në tre zona të vendit do të ketë sërish zgjedhje. Komisioni qendror diskutoi sot për organizmin e tyre duke marrë dhe masat e nevojshme. Kështu është përcaktuar modeli i fletës së votimit i cili do të jetë i njëjtë në përmbajtje nga ia i zgjedhjeve të 3 korrikut por do të ndryshojë vetëm në ngjyrë, pasi votimi do të bëhet vetëm për kandidatët dhe jo për sisitemin proporcional.

Komisioni vendosi gjithashtu të shkarkojë të gjithë komisonerët zonalë, të cilësuar përgjegjës për dështimin e procesit. Madje për zonën numër dy në Malësinë e Madhe është shkarkuar grupi i dytë i komisionerëve, ndërkohë që ata që ishin më tre korrik janë denoncuar dhe për ndjekje penale.

Nesër komisioni qendror do të të nisë dhe shyrtimn e disa ankesave të mbetura, ku me më shumë rëndësi është ajo e zonës 73 ku kandidon socialisti Kastriot Islami i cili ka kërkuar rinumërim të disa kutive të votimit. Pavarësisht nga vendimi për këtë zonë apo dhe rezultati në tre zonat ku do të rivotohet, asgjë nuk ndryshon në konfigurimin e parlamentit të ri ku partia demokratike dhe aleatët e saj e ka të garantuar shumicën.

Megjithatë të dyja partitë pritet t’i kushtojnë të njëjtën vëmendje, si më 3 korrik. Në të vërtetë kjo ndjehet më shumë tek e djathta e cila pavarësisht se fituese kërkon të ketë një shumicë sa më të qëndrueshme, ndërsa në kampin socialist vazhdon gjendja gati kaotike. Kryetari socialist Fatos Nano në fundjavë ka qenë në Elbasan, Korçë dhe Pogradec ku ka zhvilluar takime me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni Ali Ahmeti dhe Arbën Xhaferri, ndërkohë që pas kthimit në atdhe pas një mungese dy javore ai nuk është parë ende të shkelë në selinë e partisë së tij.

Nga ana e saj OSBE-ja ka kërkuar që rivotimet në tre zona të shmangin defektet e vërejtura më tre korrik. Pak ditë më parë ambasadori Pavel Vaçek u shpreh se paregullsitë në punën e komisoneve të qendrave të votimit apo grupeve të numërimit të votave si dhe përpjekjet për manipulime nuk duhet të përsëriten në ato zona ku do të ketë rivotim.

Kjo shtoi ai është mënyra më e mirë për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri do të përcaktohen nga vullneti i votuesve dhe jo nga gjykatat. Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, zonat ku do rivotohet, pritet të shihet se çfarë do të bëjë presidenti Alfred Moisiu i cili ka kompetencën e thirrjes së parlamentit të ri. Nga presidenca nuk ka edne asnjë komunikim zyrtar nëse kreu i shtetit do të presë apo jo edhe mbylljen e procesit në tre zonat ku do ketë sërish zgjedhje.

XS
SM
MD
LG