Lidhje

Kanceri i mushkerive;Diareja dhe pneumonia; Zbulim paleontologjik


Kanceri i mushkërive mes grave

Statistikat e kohëve të fundit tregojnë një shtim të rasteve të kancerit të mushkërive tek gratë e reja që nuk pinë duhan. Shoqata amerikane kundër kancerit parashikon që mbi 73 mijë gra pritet të vdesin këtë vit nga kanceri i mushkërive. Kjo shifër është më e madhe sesa ajo e grave që pritet të vdesin nga kanceri në gji, në vezore dhe uter të katër këto sëmundje të marra së bashku. Ndërkohë numri i rasteve të kancerit në mushkëri mes burrave po bie. Arsyet nuk dihen dhe shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë përse rastet e kësaj sëmundjeje po shtohen mes grave që nuk pinë duhan. Lisa Rofman po shkruan një ditar për vajzën e saj 9 vjeçare, Leah. Në moshën 44 vjeçare, Lisa po bëhet gati të vdesë. “Është një gjendje e trishtueshme dhe pashmangëshme”, thotë ajo. Një gjendje që burri i saj, Barry Rofman nuk mund ta përballojë. Ai thotë se do të hyjë në atë dhomë. Shkon deri tek dera dhe kthehet mbrapa. Dy vjet e gjysëm më parë, Lisa që kurrë nuk ka pirë duhan, u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe mjekët i thanë se nuk i kishin mbetur më shumë se 5 vjet jetë. Lisa thotë se u trondit shumë. Ajo kishte menduar se me kancer në mushkëri prekeshin njerëzt që kishin pirë duhan gjatë gjithë jetës. Ajo gjithmonë kishte menduar se kjo sëmundje prekte burrat më shumë se sa gratë. Ndërkohë që studimet në shkallë kombëtare në këtë fushë mungojnë, shumë specialistë të kancerit të mushkërive thonë se i shqetëson prirja që gjithnjë e më shumë gra që nuk pinë duhan preken nga kjo sëmundje. Rreth 15 përqind e viktimave të kancerit të mushkrive janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa sesa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikmi i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të asthmës. Mjekja Joan Shiller pranë universititetit të Viskonsinit thotë se më shumë gra vdesin nga kanceri në mushkëri sesa nga kanceri në gji, në vezore dhe në uter, por megjithatë fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mushkërive. Mjekja Shiller thotë se këto gra janë viktima tragjike të faktit se ato preken nga një sëmundje që ka lidhje me pirjen e duhanit. Por ekzistojnë shpresa. Mjekët thonë se organizmi i grave që nuk pinë duhan reagon më mirë ndaj 2 ilaçeve të reja, Iresa dhe Tarceva. Iresa ka bërë që përparimi i kancerit tek Lisa të ndalet. Për familjen Rofman çdo sekondë e jetës çmohet sikur të ishte e fundit.

Larja e duarve pakëson rastet e diaresë dhe pneumonisë

Sëmundjet e diaresë dhe pneumonisë marrin shumë jetë fëmijësh, veçanërisht në vendet e varfëra e në zhvillim Por një studim tregon se larja e duarve me sapun mund të pakësojë ndjeshëm mundësinë e prekjes nga këto infeskione. Sipas një studimi botuar në revistën Lancet, fëmijët që i lajnë duart me sapun kanë 50 përqind më pak gjasa të preken nga diareja dhe pneumonia. 3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin çdo vit nga diareja dhe infeksionete rrugëve të frumëmarrjes. Por studimi i kryer nga qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ofron një zgjidhje të mundëshme për zbutjen e këtij problemi. Studimi u krye mes 600 familjeve në një rajon të varfër në Pakistan. Ekspertët u ofruan fëmijëve sapun dhe këshilla të përjavëshme për larjen e duarve. Pas një viti, mjekët panë se ata fëmijë që ishin pjestarë të familjeve që iu dha sapun kishin një nivel prekjeje nga diareja dhe pneumonia 50 përqind më të ulët sesa fëmijët e një grupi tjetër prej 300 familjeve që nuk iu ofrua sapun. Nga studimi doli se larja e duarve me sapun pakëson 33 përqind mundësitë e prekjes edhe nga infeksionet e lëkurës. Disa punonjës të shëndetsisë mendojnë që ky studim duhet zbatuar në një shkallë më të gjërë dhe përpjekje të mëtejshme duhen bërë për përmirësimine kushteve të higjenës në mbarë botën.

Zbulim paleontologjik

Ndërsa puna për hapjen e një rruge të re, US 54 në Uiçita të shtetit Kansas vazhdonte, kazma hasi në një send të rrallë. Ai ishte një dhëmb mbi 3 metra i gjatë. Dhëmbi ka të ngjarë që të ketë qënë i një mamuthi, pasi kjo lloj kafshe ka qënë e përhapur në rajonin e Kansasit rreth 20 mijë vjet më parë. Por paleontologët thonë se ka të ngjarë që dhëmbi të jetë i një mastodoni. Ata besojnë se zbulimi është me rëndësi të veçantë pasi dhembi u gjet në një vend të ngritur dhe duket se është i vetëm. Kjo lë të kuptohet se kafsha ishte vrarë nga gjahtarë, çka do të thotë se njerëzit ndodheshin në këtë rajon shumë kohë më herët sesa ishte menduar më parë. Disa pjesë të dhëmbit u coptuan kur u godit nga kazma. Punëtorët lajmëruan muzeun aty pranë dhe punimet e rrugës menjëherë u ndërprenë. Së shpejti një grup arkologësh dhe paleontologësh do të fillojë gërmimet. Megjithëse dhëmbë të tillë janë gjetur në pjesë të tjera të Kansasit, ky dhëmb është i pari që zbulohet në rajonin e Uiçitas.

XS
SM
MD
LG