Lidhje

Pse nuk marrin pushime amerikanët?


Në Shtetet e Bashkuara gushti është muaji kryesor gjatë të cilit njerëzit marrin pushime. Por për shumë amerikanë pushimet janë gjëja e fundit që u shkon në mëndje me që përgjegjësitë që kanë në punë e bëjnë për ta thuajse të pamundur që të marrin pushime. Gjithnjë e më shumë amerikanë po marin më pak ditë pushim dhe nuk po i përdorin të gjitha ditët e pushimit, që u takojnë.

Vera është një stinë për të shijuar rrezet e diellit, për t’u argëtuar dhe për pushime. Por një numër në rritje amerikanësh po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë të mbyllur në zyra. Shtrohet pyetja: Pse nuk marrin pushime amerikanët? Duket se arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin që ata kanë shumë punë për të bërë dhe kohë të pamjaftueshme. Punëtorët që kanë shumë presione në punë nuk ndjehen rrehat që të marin pushime kur kanë shumë punë për të bërë.

Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend modern në botë pa një mandat për pushime. Në Evropën Perëndimore, punonjësit gëzojnë një minimum prej 5 javësh pushime në vit, ndërkohë që në Kanada dhe Japoni kërkohet me ligj që punonjësit të marin 2 javë pushime. Duke mos ekzistuar një ligj kombëtar për pushimet, disa punonjës amerikanë as nuk e dinë se sa ditë pushime në vit kanë për të marë.

“Të them të vërtetën, nuk kam ide se sa ditë pushime në vit mund të marr”, thotë Jack Dumbacher i Akademisë së Shkencave të Kalifornisë.

Ky qëndrim është në kontrast të madh me evropiano-perëndimorët, të cilët duket se e marin shumë seriozisht kohën e pushimeve vjetore.

“Ekziston një thënie e famshme holandeze që thotë se kur ke nevojë për pushime bëji ato si duhet në mënyrë të rehatshme. Unë kam nevojë për pushime që të rimar veten nga lodhja në punën e përditshme”, thotë Fritz Schuitmaker nga Hollanda.

Mungesa e pushimeve mund të krijojë probleme në zyrë. Punëtorët, që nuk marrin pushime zakonisht arrijnë një pikë të papërballueshme lodhjeje nga stresi i tepëruar dhe pastaj marrin ditë pushim të paplanifikuara. Kjo shton volumin e punës tek punonjësit e tjerë që punojnë jashtë orarit për të plotësuar nevojat e zyrës. Punonjësit, që punojnë shumë jashtë orarit ndjehen të stresuar dhe fillojnë të mungojnë nga puna, duke krijuar probleme të tjera të paparashikuara.

“Mendoj se ne e marrim punë më seriozisht nga ç’duhet. Evropa funksionon më së miri dhe punonjësit atje marrin më shumë pushime se sa ne dhe puna përsëri bëhet”, thotë Sabine Kuhn nga Kolumbus i Ohajos.

Sipas një studimi i kryer nga Instituti Harris Interactive, punëtorët amerikanë do të lënë këtë vit pa përdorur 421 milion ditë pushimi. Jack Dumbacher i Akademisë së Shkencave në Kaliforni thotë se një gjë e tillë është gabim.

“Në se një punëtor mer pak orë pushim në fund të ditës ose një javë pushim në vit për t’u çlodhur, kjo është shumë e rëndësishme për t’i bërë një balanc punës dhe për të rimarë veten e për të qënë më produktiv në të ardhmen”, thotë zoti Dumbacher i Akademisë së Shkencave të Kalifornisë.

Për shumë amerikanë, i vetmi vend që ata kthehen çdo ditë është vendi i punës.

XS
SM
MD
LG