Lidhje

Shqipëri:  Ende i papërcaktuar fituesi i një zone zgjedhore


Në Shqipëri kandidati socialist Katriot Islami nuk mundi të shpallet fitues as pas hapjes dje të dy kutive të votimit nga të cilat ai doli me 36 vota më tepër se rivali demokrat.

Komisioni qendror i zgjedhjeve votoi sot katër me tre në favor të zotit Islami por sipas kodit zgjedhor, për një vendim të tillë nevojitet shumica absolute. Votimi i sotëm u shoqërua dhe me debate mes anëtarëve të komisionit qendror të zgjedhjeve të cilët shkëmbyen akuza për njëanshmëri politike në qëndrimet e tyre.

Kandidati socialist Islami e quan megjithatë veten fitues dhe tha se do ta çojë vendimin në kolegjin zgjedhor.

Ai deklaroi se tre anëtarët e KQZ që votuan kundër tij kërkuan të mbulonin një veoprim të dënueshëm penalisht, pasi sipas tij në zonën ku ai kandidoi ka patur manipulime serioze.

Por për manipulime foli edhe Partia Demokratike, sipas së cilës veprimi i ndërmarrë nga katër anëtarë të Komisionit qendror për të numëruar votat ishte një dhunim i kushtetutës dhe kodit zgjedhor.

XS
SM
MD
LG