Lidhje

Presidenti Bush takohet në Teksas me këshilltarët e tij të mbrojtjes dhe politikës së jashtme


Presidenti Bush tha se pret që presidenti i ri iranian Mahmud Ahmadinexhad të marrë vizën amerikane për të marrë pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Zoti Bush i bëri komentet sot pas takimit në fermën e tij në Crawford të Teksasit me këshilltarët kryesorë të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme.

Presidenti vlerësoi gjithashtu Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për faktin se i ka kërkuar Iranit të pezullojë aktivitetin e tij bërthamor që rifilloi ditët e fundit.

Lidhur me Irakun, presidenti tha se pret që kushtetuta e re e vendit të përfudohet deri më 15 gusht. Ai tha gjithashtu se nuk është marrë ndonjë vendim për pakësimin e nivelit të trupave në Irak.

Presidenti Bush shtoi se e kupton nervozizmin e veprimtarëve kundër luftës dhe të amerikanëve të cilët kërkojnë caktimin e një kalendari për tërheqjen e trupave nga Iraku.

Anketat e fundit të opinionit tregojnë se amerikanët po zhgënjehen gjithnjë e më shumë lidhur me shkallën e përparimit në Irak.

XS
SM
MD
LG