Lidhje

Mbahet funerali i ish-sekretarit të jashtëm britanik, Robin Cook


Politikanët kryesorë britanikë morën pjesë sot në funeralin e ish-sekretarit të jashtëm britanik, Robin Cook. Të paktën 700 vetë u mblodhën sot në Katedralen St. Giles në kryeqytetin skocez, Edinburg.

Kryeministri Tony Blair që ndodhet me pushime jashtë vendit, nuk mundi të shkojë në funeral, por do të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore që do të mbahet më vonë. 59 vjeçari Cook vdiq të shtunën, ndërsa ecte me të shoqen në kodrat e Skocisë veriore.

Mjekët thonë se shkaku i sëmundjes ishte një sëmundje zemre. Zoti Cook ishte sekretar i jashtëm nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ai dha dorëheqjen nga posti i tij si udhëheqës i Dhomës së Komuneve, në shenjë proteste ndaj luftës në Irak, në prag të ndërhyrjes ushtarake atje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania në mars të vitit 2003.

Ai kishte kritikuar gjithashtu mënyrën sesi e kishte përdorur qeveria britanike informacionin sekret për armët irakiane.

XS
SM
MD
LG