Lidhje

Rritja e fuqisë blerëse të Kinës, shkakton shqetësim në Uashington


Para pak vitesh, Kina filloi një strategji globale për sigurimin e lëndës së parë dhe burimeve të reja të energjisë për ekonominë e saj në rritje. Por, përpjekjet e fundit të Korporatës Kombëtare kineze të Naftës për të blerë kompaninë më të madhe amerikane të naftës, Unicola, kanë ngjallur shqetësim në Washington.

I shqetësuar nga mundësitë e rënies së teknologjisë dhe burimeve amerikane në duart e një ndërmarrjeje shtetërore kineze, Senati amerikan miratoi kohët e fundit një projetkligj që ka për synim të ngadalësojë çdo blerje të firmave amerikane nga të huajt.

Ky zhvillim ndodhi pas blerjes nga fillimi i këtij viti i degës së kumpjuterave personalë të firmës amerikane IBM nga kompania më e madhe kineze e kompjuterave, Lenovo, dhe përpjekjes së dështuar të një shoqërie kineze për të blerë firmën amerikane të pajisjeve shtëpiake, Maytag.

Analistë të vetëdijshëm për synimet e Kinës mendojnë se përpjekjet për të blerë firmën Unicola duhet shqyrtuar për arsye sigurimi. Peter Morici i shkollës së Biznesit Ndërkombëtar pranë Universitetit Maryland, paraljamëron se përpjekja e Kinës për të blerë firmën Unikola mund të jenë të shtyra nga motive të tjera:

“Këtu nuk bëhet fjalë për firmat Maytag apo ThinkPad. Këtu kemi të bëjmë me synimet e Kinës për të siguruar ekspertizë strategjike amerikane në një kohë kur ajo po kërcënon Taivanin, por krijon një forcë të madhe detare dhe duket se ka në plan t’i bëjë sfidë Amerikës në institucionet ndërkombëtare, të ngritura për të mbrojtur demokracinë.”

Një raport i kohëve të fundit i Pentasgonit shkon edhe më tej, duke thënë se Kina po modernizon forcat e saj ushtarake me synimet afatgjata për të shtrirë pushtetin e saj përtej Taivanit, me mundësinë për të paraqitur kërcënim për forca të tjera moderna të rajonit.

Por, shumica e ekonomistëve i shikojnë përpjekjet e fundit kineze për të blerë firma amerikane si thjeshtë veprimtari tregtare. Ata vënë në dukje se Kina, e cila ka popullsinë më të madhe të botës, ka edhe ekonominë me ritmin më të shpejtë të botës. Nicholas Lardy i Institutit për Ekonominë Ndërkombëtare thotë se përpjekjet për të blerë fimrën Unicola janë si një pikë në kovën kineze të naftës:

“Unicola është një kompani relativisht e vogël. Ajo prodhon vetëm deri në 0 presje 3 për qind të prodhimit botërorë të gazit dhe të naftës. Unë, thekson zoti Lary, nuk shikoj ndonjë arsye se kjo përpjekje kineze duhet të bllokohet për arsye të sigurimit kombëtar.”

Shumica e analistëve i shikojnë veprimtaritë kineze në Shtetet e Bashkuara si pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të rritur aftësinë e tij konkuruese në një ekonomi gjithnjë e më të globalizuar. Analisti politik Erik Heginbotham i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë thotë se Kina po përpiqet të gjejë rrugë për të hyrë sa më shpejt në tregjet e huaja. Synimi i Pekinit për të blerë kompani amerikane, thotë ai, mund të shikohet kryesisht si përpjekje për të prodhuar mallra që njihen në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Por zoti Heginbotham pranon se kjo strategji për të siguruar burime, megjithëse e shtyrë nga motive ekonomike, shfrytëzon mjete politike si mbështetja e regjimit në një vend të caktuar në shkëmbim të garancive për të blerë burime.

Dhe kjo shqetëson disa ekspertë, të cilët vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë respektivisht konsumuesit numër një dhe numër dy të naftës në botë dhe se nevojat e tyre do të vazhdojnë të rriten. Travsi Tanner i Qendrës Nikson për Studime Kineze pranon se tregu i tanishëm global i energjisë është shkak për shqetësim.

Disa analistë thonë se tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të angazhuara në një rivalitet për naftë, në të cilin Kina ka humbur praninë në Irakun e pasur me naftë në garë me Amerikën. Analistët skeptikë ndaj motiveve kineze e krahasojnë sfidën kineze me kërcënimin që paraqitën Italia dhe Spanja fashiste për Britaninë e Madhe dhe Francës në vitet 1930. Mes tyre është Peter Morici i Universitetit Maryland, i cili paralajmëron se Kina po përdorë taktikat e Wall Street-it për të maskuar ambicjet ushtarake:

“Mendoj se Kina po shfrytëzon në mënyrë cinike instiktet e Wall Street-it në përpjekje për të larguar vëmendjen e të tjerëve nga synimet e saj ushtarake me qëllim që ta zërë Amerikën në gjumë.”

Zoti Morici e krahason përpjekjen e Kinës për të siguruar burime edhe me fushatën e Japonisë në vitet 1930 për të kontrolluar burimet dhe lëndët e para, e cila më në fund çoi në luftë. Por, shumë ekspertë i hedhin poshtë këto krahasime, duke thënë se veprimtaritë e Kinës shtyhen thjeshtë nga tregu. Disa, përfshirë zotin Tanner, argumentojnë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të inkurajohet një rol aktiv kinez në ekonominë globale.

Por në fund të fundit, sipas shumicës së analistëve, përpjekjet e Kinës për të blerë firma amerikane duhen shikuar si një sinjal për udhëheqësit e Shteteteve të Bashkuara që të përgatisin tregjet amerikane për një vërshim të mundshëm të konkurencës, kryesisht nga Kina.

XS
SM
MD
LG