Lidhje

Bëhen publike regjistrimet që hedhin dritë mbi rrjedhën e ngjarjeve në mëngjesin e 11 shtatorit


Një gjykatë e Nju Jorkut publikoi një numër të madh regjistrimesh të bëra në kohen e sulmeve terroriste të 11 shtatorit katër vjet më parë, që shkaktuan rrëzimin e kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Regjistrimet përmbajnë fakte të shumta nga ngjarjet e atij mëngjesi tragjik të vitit 2001, kur rrëmbyesit goditën me dy avionë udhëtarësh dy kullat e larta. Pjestarë të familjeve të atyre që humbën jetën, thonë se dëgjimi i zërit të viktimave - vetëm pak çaste para se ata të vdisnin - i ndihmuan të kuptojnë kaosin dhe panikun që përfshiu vendin e ngjarjes.

Regjistrimet e zërave, që u bënë publike dje pasdite në 23 kompakt-disqe i shtohen një transkriptimi të pjesshëm të mëse 12 mijë faqe i gjatë e që përmban komunikimet me radio midis zjarrfiksave të Nju Jorkut si dhe regjistrimeve radiofonike të policëve që ishin të pranishëm në kohën e katastrofës.

XS
SM
MD
LG