Lidhje

Gjermania hedh poshtë alternativat ushtarake ndaj Iranit


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, bëri thirrje të hiqet nga tryeza çdo alternativë ushtarake kundër Iranit si përgjigje e rifillimit nga ana e Teheranit të programit të tij bërthamor.

Duke folur sot në qytetin e tij në lindjes, Hanover në Gjermaninë Veriore, gjatë një tubimi për çeljen e fushatës së tij elektorale për t’u rizgjedhur, zoti Schoreder e quajti përdorimin e forcës kundër Iranit të papërshtatshme.

Këto komente, zoti Schroeder i bëri pasi Presidenti Bush nuk pranoi të përjashtonte mundësinë e përdorimit të forcës kundër Iranit, në rast se inciativa diplomatike evropiane nuk arrin të bindë Teheranin për të braktisur ambiciet e tij bërthamore.

Partia Social-Demokate e kancelarit Schroeder ndodhet pas kristian-demokratëve me rreth 15 për qind të mbështetjes publike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 shtatorit.

Zoti Schroeder pati arritur t’i kapërcente shifrat e ulëta të mbështetjes publike dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2002 pas kundërshtimit me forcë të planeve ndërhyrjen ushtarake në Irak.

XS
SM
MD
LG